Mjekët flasin për gjendjen e 26-vjeçarjes që u gjet sot

Mjekët flasin për gjendjen e 26-vjeçarjes që u gjet sot

Doktoresha kujdestare në repartin ku është dërguar Egzona Ferati, e gjetur pas tetë ditësh zhdukje, Dafin Bashkolli, ka deklaruar se gjendja e Feratit për momentin është stabile, transmeton Insajderi.

“Pacientja në fillim ka ardhë e vetdijshme, por jo komunikative me një hipertermi, pasi kishte qëndruar për një kohë të gjatë në këto temperatura të ftohta. Pacientja kishte një puls të zvogëluar”.

“Pas terapisë së marrë, tani gjendja është më stabile, është ngritur temperatura trupore dhe pulsi është rregulluar”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

Basholli ka thënë që trajtimi i saj do të vazhdojë, pasi po presin edhe analizat laboratorike dhe ekzaminime të tjera.

26 vjeçarja nga komuna e Skenderajt është gjetur e gjallë gjatë ditës së sotme në fshati Gllanasellë.

Ajo është dërguar në QKUK, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor meqë gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. /Insajderi.com