Spitali Amerikan i vendos pacientit ekektrostimulues dhe stenta pa nevojë

Spitali Amerikan i vendos pacientit ekektrostimulues dhe stenta pa nevojë

Pacientit me inicialet Sh.Sh – mjekët ia kanë vendosur pa nevojë – një elektrostimulues permanent të zemrës dhe dy stenta koronare.

Rasti ka ndodh në Spitalin Amerikan. Pacientit pas kontrolleve në këtë spital ju është referuar që t’i vendoset një bateri e zemrës për shkak të gjendjes së tij të keqe dhe se kjo do ta ndihmonte.

Personi me inicialet Sh.SH. bindet që ta vendos baterinë në zemër dhe dy stenta koronare. Procedura është nënshkruar nga dotkor Sasho Jusimovski.

Pas dy ditësh pacienti ka shkruar në QKUK dhe ka kërkuar një mendim profesional rreth këtij problemi.

Pas një kërkese për mendim lidhur me këtë pacient dhe pas kontrollit të dosjes – ka reaguar Tefik Bekteshi, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, shkruan Insajderi.

Bekteshi ka nisur një shkresë për Prokurorinë, Odën e Mjekëve të Kosovcës dhe Inspektoratin e Shëndetësisë, përmes së cilës ka denoncuar shkeljet e supozuara.

“Mendojmë se çdo profesionist dhe institucion shëndetësor, dëtyrë parësore ka kryerjen e punës së vet sipas parimeve etike dhe profesionale ekzistuese. Besojmë se në trajtimin e z. Sh.Sh janë thyer këto parime”, thuhet në letër, shkruan Insajderi

“Prandaj për hir të pacientëve të tjerë në të ardhmën, etikës dhe profesionit, ndihemi të obliguar të denocojmë shkeljen e supozuar të vendosjes së elektrostimuluesit permanent të zemrës pa kritere të qarta, të angiografisë koronare kontrolluese të panevojshme, si dhe vendosjen e dy stentave koronare ta panevojshme”, vazhdon denoncimi.

Gazeta Insajderi për këtë çështje ka kërkuar përgjigje nga Spitali Amerikan, por të njëjtit akoma nuk kanë kthyer një përgjigje.

insajderi.com