
Personeli shëndetësor nga Kosova të cilët rreth një muaj më parë janë vaksinuar kundër Coronavirusit në Kukës, të hënën do të marrin dozën e dytë të vaksinës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, njofton Insajderi.
500 mjekët dhe infermierët e vaksinuar me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të imunizohen me dozën e dytë.
Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit.
Imunizimi me kurën britanike sipas Sylës, do të bëhet sipas rendit nga vaksinimi i parë./Insajderi.com