Mjekët thonë se duhani vret – burrat po e pinë më pak

Mjekët thonë se duhani vret – burrat po e pinë më pak

Samiu është pensionist. Po dredh cigaren e zakonshme me duhan të blerë.

“E kam nisur që 11 vjeç, tani jam 67 vjeç, e pi prej 56 vjetësh. Harxhoj 10 mijë lekë në muaj, konsumoj rreth 30 copë në dite, mezi pres të gdhihet të filloj me cigaret e dredhura. Dua ta lë, se edhe mjeku më ka thënë, por nuk e lë dot”, thotë ai.

“Unë jam 20 vjeç e pi prej 3 vjetësh thotë je djalë me motrën e vogël përdore. Motra na thotë: Edhe unë i them gjithmone të lërë , se e sëmur, por ky nuk e lë’, thotë ai.

Pneumologët tregojnë përmasat e dëmeve që shkakton duhanpirja.

“Dëmton mushkëritë deri në kancer, zemrën, stomakun, shëndetin riprodhues si tek meshkujt dhe tek femrat, higjenën e gojës, lekurën”, thotë pneumologia.

Me 20 vjet përvoje si pneumologe dhe njohëse e mirë e sistemit të sigurimeve shëndetësore doktoresha bën këtë pohim.

“Ka rritje të numrit të të rinjve dhe veçanërisht të femrave. Kush e lë i jep mundësi mushkërisë të rikuperohet. Një njeri që heq dorë nga duhani e ndjen që pas 3 ditëve të para përmirësimin’, thotë ajo.

“E kam pirë prej 35 vjetesh, tani e kam lënë dhe jam mrekulli. Kisha probleme me frymëmarrjen kollën. Duhani është armik”, thotë një zotëri.