Situata me COVID-19 në Kosovë e ka shqetësuar Blerim Sylën, Kryetar i Sindikatës së Mjekëve Kosovarë.
Prandaj ai, me një thirrje dëshpërimi, ka pasur një pyetje retorike për politikanët: “A keni familje more?”, ka pyetur Syla.
Ai ka thënë se sistemi shëndetësor kosovar është “para kolapsit”, njofton Insajderi.
Reagimin e tij e ka bërë në rrjetin social Facebook, duke porositur se nuk bën të bëhet politikë me shëndetësi.
“Ju të nderuar qytetar zgjedhni vet? Politikë, shëndetësi apo
tani më erdhëm në fazën ‘Zoti na ndihmoftë?”, shkruan Syla.
Mjeku gjithashtu ka pasur një thirrje për qytetarët e vendit: “amon ruani”./Insajderi.com