Mjeku nga Suedia, Rushit Rimanishta, ka komentuar në lidhje me imunitetin që fitohet pasi të përfundojë faza e infektimit me Covid-19.
Sipas Rimanishtës, personat të cilët kanë kaluar sëmundjen e Coronavirusit, së paku një vit kanë imunitet, pavarësisht rezultateve të testeve aktuale.
“Mirëpo tash veç se dihet pothuajse sigurt se prezenca e antitrupave duhet të jep edhe imunitet se paku për një vit, pasi që me kohë zvogëlohet edhe numri i antitrupave”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Dy tri fjalë të gjata rreth imunitetit. U mundova sa ma thjesht që dita.
Deri para pak kohe ka pasë një pasiguri të madhe rreth lidhshmerisë se antitrupave dhe imunitetit. Mirëpo tash veç se dihet pothuajse sigurt se prezenca e antitrupave duhet të jep edhe imunitet se paku për një vit, pasi që me kohë zvoglohet edhe numëri i antitrupave. Pra mundemi me thën që nese në test tregohet prezenca e antitrupave, me sigurinë ma të madhe ke krijue imunitet.
Mirëpo infektologët, epidemiologët dhe virologët e kan vrejtë se tek një numër i madh i atyre që kan qenë pozitiv në testin për Covid, pas infektimit nuk kan zhvillue antitrupa.
Sipas tyre kjo fare nuk do të thot se ata nuk jan imun. Se paku deri me tani nuk ka fare ose shumë rrallë raste që brenda ketyre 6-7 muajëve dikush është infektuar 2 here.
Ata që nuk kan krijue antitrupa, në vend të tyre i kan zhvilluar të ashtuquajturat qelizat T apo T-cells, (rruza të bardhë të gjakut) të cilat kan për detyrë poashtu të i luftojnë virusët.
Dallimi në mes të antitrupave dhe qelizave T është se antitrupat e sulmojnë direkt virusin kurse qelizat T e sulmojnë direkt jo vetëm virusin por edhe qelizën e infektuar me virus dhe i shkatrrojnë të dyjat.
Është me rëndësi të kuptohet se Ne kurr nuk do të jemi as me zero imunitet e as me 100% imunitet nese veç një here kam qenë te infektuar. Do jemi të sigurt përafërsisht 1 vit por pastaj Ne mundemi prap të infektohemi, por herave tjera do ta kalojmë më leht pasi që edhe antitrupat tonë por edhe qelizat T do ta njohin virusin me kohë dhe do ta sulmojnë pa arritë të shkaktoj dëme si herën e parë.
Sipas një studimi nga “Karolinska Institutet”, rreth 50% e të gjith të infektuarve nuk i kan zhvilluar antitrupat por kjo nuk do të thot se ata nuk jan imun. Imunitetin e tyre e garantojnë qelizat T.
Studimi me i ri nga po ky institut tregon se më shumë jan ata që kan krijue ndonjë imunitet përmes qelizave T se ata me antitrupa. Ne kët studim jan gjetë qeliza T edhe tek antaret e familjës ku dikush nga ta ka qenë me simptome por edhe tek ata antarë në atë familje që fare nuk kan pasë simptome. Sipas të gjitha gjasave edhe pse në testin për antitrupa kan dalë negativ dhe nuk kan pasë asnjëher simptome, ata kan krijue imunitet.
Duke u bazue në njohuritë që ekzistojnë nga përvoja me infektimet me virusët tjerë nga familja corona, imuniteti me T-cells është pa aq efektiv sa imuniteti me antitrupa. /Insajderi.com/
Dy tri fjalë të gjata rreth imunitetit. U mundova sa ma thjesht që dita.
Deri para pak kohe ka pasë një pasiguri të…
Posted by Rushit Rimanishta on Sunday, July 26, 2020