Mjeku kosovar rezulton pozitiv me Coronavirus në Gjermani pasi u kthye nga Kosova, thotë se ka simptoma serioze

Mjeku kosovar rezulton pozitiv me Coronavirus në Gjermani pasi u kthye nga Kosova, thotë se ka simptoma serioze

Mjeku kosovar, Ilir Arifi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kthimit nga Kosova në Gjermani, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arifi me anë të një postimi në Facebook, ku tutje ka thënë se ka simptoma serioze.

“Duke pasur për qëllim senzibilizimin e masës për seriozitetin e sëmundjes COVID-19, ju njoftoj se në dy testime të realizuara në Gjermani, pas kthimit nga Kosova kam rezultuar SARS-Cov-02 pozitiv dhe po ashtu kam simptoma serioze”, ka shkruar ai.

Arifi tutje ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, sepse sipas tij, vetëm ata që janë përballur me këtë virus e dijnë seriozitetin e tij. /Insajderi.com