Mjeku kosovar tregon se si dëmtohen mushkëritë nga Coronavirusi

Mjeku kosovar tregon se si dëmtohen mushkëritë nga Coronavirusi

Radiologu në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi, ka treguar pamjet e mushkërive të pacientëve me pneumoni virale.

Me anë të një shkrimi të publikuar në Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur edhe pamje, Krasniqi thotë se virusi Covid-19 ekziston dhe se situata nuk është e mirë.

Në këto fotografi të postuara nga ai, janë zgjedhur raste nga disa pacientë të moshave të ndryshme.

“Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë diqka të huaj dhe për të gjithë ata që nuk i respektojnë këshillat e Insitucioneve Relevante Shendetësore, këto imazhe le të ju shërbejnë që ta kuptoni se megjithatë Virus ka, Pandemi ka dhe Situata nuk është e mirë!. Larg asaj që duhet mbjellur panikë apo frikë. A ësht virus apo qka dreqin është: AI LUFTOHET! Prandaj kujdes: PËRGJEGJËSIA E SECILIT NGA NE ËSHTË INDIVIDUALE POR KATASTROFA MUND TË JETË GLOBALE!

Imazhet e paraqitura janë radiografi të mushkërive të pacienteve tanë gjatë ditëve të fundit, pacientë me simptome të COVID-19. Janë zgjedhur raste nga disa grupmosha, në të majtë keni një radiografi normale e në të djathtë radiografinë me ndryshimet radiologjike të pneumonisë virale (COVID-19) por nga pacientë të moshave të ndryshme! Më poshtë është shënuar gjinia dhe mosha e pacientit!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/

COVID-19 ju dëshiron fundjavë të këndshme….!!!
Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën…

Posted by Sylejman Krasniqi on Saturday, July 25, 2020