rrahu qytetarin midis sheshit “Nëna Terezë” ku ai së bashku me një shok të tijin kishi" />

Mjeku popullor që hyri në shesh feston me tupana pse ndihmoi ish-luftëtarin e paralizuar

Mjeku popullor që hyri në shesh feston me tupana pse ndihmoi ish-luftëtarin e paralizuar

Pasi desh e rrahu qytetarin midis sheshit “Nëna Terezë” ku ai së bashku me një shok të tijin kishin vendosur të voziteshin me veturë duke festuar lirim e Ramush Haradinajt, mjeku popullor Nazmi Mulaku i njohur me emrin “Bio Mulaku” është rikthyer në Kosovë, duke bërë një veprim humanitar.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F2240226719536479%2F&show_text=0&width=400″ /]

Një ish-luftëtari të UÇK-së që ka mbetur i paralizuar ka vendosur që t’ia ndërtojë një terash dhe një park para shtëpisë që ai të mund të dalë të shijoj ajrin.

Por kur të hënën me 1 Maj ai vendosi që ta “përuroj” këtë investim të tijin ai me vete mori edhe disa instrumentistë që luajnë në tupana.

Edhe pse ish-luftëtari ka 8 vite e 4 muaj që është në shtrat dhe nuk ka mundësi të lëvizë, Mulaku që për Insajderin thoshte se “nuk ka ligj për të dhe se policinë i ka shokë”, mori me vete tupanxhi dhe surle e me një flamur të UÇK-së hyri në mënyrë ceremoniale në shtëpinë e veteranit.

Në mënyrë gjithashtu ceremoniale Mulaku vendosi ta qes jashtë në ballkon veteranin duke ia krisur muzikës me tupana dhe surle.

Por i vetmi person që nuk mund të kërcente aty ishte veterani për të cilin u bë e gjithë kjo ceremoni e përcjellë nga vetëm një televizion, Klan Kosova.

Për nëntë vite Xhemë Rexhepi qëndroi i lidhur për shtrat në shtëpinë e tij në Zhiti të Vitisë. Ai pësoi një lëndim në boshtin kurrizor derisa po punonte në ndërtimtari për një kompani private.

Pas rrëzimit ai qëndroi në koma për dhjetë ditë, ndërsa që e vazhdoi trajtimin jashtë vendit. Por, kompania për të cilën punoi nuk e ndihmoi. Për shërimin e ish-ushtarit të UÇK-së u kujdesën shoqëria.