![“Mjetet e mbledhura nga pagesat e tabelave nga Lugina do t’i kthehen asaj si donacion”](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/Tabela-RKS-Lugina-730x440.jpg)
Të gjitha mjetet e mbledhura nga pagesat e tabelave nga shqiptarët e Luginës, do t’i kthehen asaj si donacion.
Kështu ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.
“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se qytetarët e Luginës do të kompensohen për dëmet eventuale./Insajderi.com