Mnistri i Jashtëm i Maqedonisë: Familjarët e viktimave me të drejtë presin informata zyrtare

Mnistri i Jashtëm i Maqedonisë: Familjarët e viktimave me të drejtë presin informata zyrtare

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, tha të mërkurën se me plotë të drejtë, familjarët e viktimave të aksidentit të autobusit në Bullgari, presin informata zyrtare, përcjell Insajderi.com.

Përmes një deklarate për media, Osmani tha se nuk mund të konfirmojnë asgjë pasi që ende presin vendim, raporton Alsat M.

“Familjarët presin informata lidhur me anëtarët e tyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje që ne nuk mund t’i konfirmojmë sepse presim vendim…Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që tua lehtësoj çështjen”, tha Osmani.

Ndryshe, orët e para të mëngjesit të së hënës, në Sofje të Bullgarisë është aksidentuar një autobus i cili u përfshi nga flakët, ku për pasojë vdiqën rreth 45 persona.

Autobusi ishte nisur nga Stambolli dhe kishte për destinacion Shkupin, ku shumica e viktimave ishin shqiptarë nga Maqedonia Veriore./Insajderi.com