Mobilizohet KQZ-ja për zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komunat

Mobilizohet KQZ-ja për zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komunat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e saj të radhës, njofton Insajderi.

Kjo mbledhje e cila ka filluar të mbahet nga ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë këto pika:

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

– Shqyrtimi dhe miratimi i planit operues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

Këshilli për Operacione Zgjedhore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

– Shqyrtimi dhe miratimi i planit operues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

– Formimi i Këshillit Mbikëqyrës për aktivitetet e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Mitrovicën e Veriut, që do të mbahen më 29 nëntor 2020.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZRPPC-së për ndryshimin në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020.

– Të ndryshme. /Insajderi.com