
Kryeministri doli në një konferencë për media duke shkuar si rrallëherë direkt nga faqja e tij në Facebook, për të dhënë lajmin për heqjen e murit në veri të Mitrovicës, dhe në të njëjtën kohë duke u mburrur e çështja e murit nuk ka qenë pjesë e negociatave në Bruksel, sepse ka qenë çështje e brendshme e Kosovës.
“Çështjen e murit e kemi diskutuar vetëm me Mogherinin në Bruksel, e jo në dialog me Serbinë”, tha Mustafa.
Dy orë më pas pikërisht Frderica Mogherini, Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, tregoi se prishja e murit nuk është se ka qenë komplet çështje e brendshme e Kosovës.
Mogherini tha se ka thënë se angazhimi konstruktiv që është parë gjatë dy takimeve të fundit, në kuadër të dialogut në Bruksel, sot ka sjellë rezultate.
“Ky është shpirti i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur ajo.
Shefja e BE-ja ka thënë se rrëzimi i murit është një arrije e rëndësishme në zbatimin e marrëveshje të arritura në Bruksel./Insajderi.com