Mogherini: Është trishtuese çfarë pamë në Kuvendin e Maqedonisë

Mogherini: Është trishtuese çfarë pamë në Kuvendin e Maqedonisë

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe për siguri të BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruara se wshtw shqetwsuese pamja e djeshme në Shkup.

“Ajo që pamë dje në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë e trishtuar për të gjithë ne. Dhunën gjithmonë e vlerësojmë papranueshme, aq më tepër kur kjo ndodh në një shtëpi të demokracisë – në Parlament”.

“Ne besojmë se të gjithë në Shkup duhet të ndjekin parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të përpiqen për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë, e cila mund të jetë e rrezikshme’, tha Mogherini.