
Federica Mogherini, që për disa vite ndërmjetësoi bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë si shefe e politikës së jashtme të BE-së, tani do të ketë angazhim të ri.
Tani më ajo është punësuar në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, teksa angazhimin e saj ajo e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Twitter.
Në komunikatën e lëshuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Mogherini vlerësohet lartë si një personalitet me shumë përvojë në politikën e jashtme të BE-së.
Me inkuadrimin e Mogherinit, ky grup numëron 47 ekspertë nga 30 shtete të ndryshme.
Warm welcome to Hailemariam Desalegn & @FedericaMog to @CrisisGroup's Board of Trustees
They will add knowledge, experience & diversity to our board — and ensure ever more vigorous debates!https://t.co/UAIpM4z72z
— Robert Malley (@Rob_Malley) December 17, 2019