Mogherini mbledhë sot liderët e Ballkanit

Mogherini mbledhë sot liderët e Ballkanit

Shefja e zyrës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të takohet sot në Bruksel me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Temë e këtij takimi do të jetë rishikimi i situatës në Ballkan pas ngritjeve të tensioneve në kohët e fundit, përcjell Insajderi.

Kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, do të jetë pjesëmarrës në këtë takim së bashku me kryeministrin e Serbisë, Alesandar Vuçiq, kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe Zoran Zaev, shkruan RTS.

Zoran Zaevit sipas një deklarate zyrtare nga Shkupi u ftua në vend të kryeministrit të përkohshëm Emil Dimitriev.

Fillimisht Mogherini do të mbajë takimi të ndara me liderët e Ballkanit ndërsa më pas do takohen të gjithë në një dark pune të përbashkët, takim ky i cili fillon në ora 20:00./Insajderi.com