Molliqaj: Albin Kurti deshi të bëjë koalicion me partinë Fjala

Molliqaj: Albin Kurti deshi të bëjë koalicion me partinë Fjala

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka thënë se për atë gjithmonë ka qenë e papranueshme me hy në koalicion më dikë si Partia fjala, sepse sipas tij ajo është partia e cila i ka ofendo figurat Kombëtare.

“Për mu gjithmonë do të jetë e papranueshme me ndërtu koalicion me dike që i ka fy figurat kombëtare, e ajo është Partia Fjala, ndërsa zoti Kurti ka pajtu me bo koalicion me partinë Fjala”, ka thënë Molliqaj.

Ai tha se i respekton të gjitha fetë dhe ka të drejt secili të drejt me besu çka do, por nuk pajtoj në asnjë mënyrë me hy në koalicion me atë parti.

“Tjetër gjë e rëndësishme është edhe çështja e Fesë, sepse shoh një tendencë për një qasje instrumentale mbi fenë, sepse unë fenë e shoh si të drejt dhe mendoj që secili ka të drejtë me besu gjithçka, por jo edhe me ndërtu koalicione me dikë që fyen figurat Kombëtare”, ka thënë ai.