Molliqaj: Astrit Dehari ka ndruarr jetë në dorë të shtetit

Molliqaj: Astrit Dehari ka ndruarr jetë në dorë të shtetit

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës ka thënë se Astrit Dehari ka ndërruar jetë në duart e shtetit dhe kjo është arsye e fortë për të kërkuar sqarime rreth vdekjes se tij.

‘’Astrit Dehari ka qenë një prej shokëve tanë më të mirë. Do ta kujtojmë gjithmonë kështu. Ai ka ndërruar jetë në dorë të shtetit, dhe kjo është një arsye më shumë për të kërkuar deri në fund zbardhjen dhe sqarimin e çdo rrethane mbi vdekjen e tij’’ ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se e vërteta duhet kërkuar por mënyra e trajtimit e ka nxjerr në pah të vërtetën e Vetëvendosjes.

‘’E vërteta duhet kërkuar dhe do ta kërkojmë, por mënyra e trajtimit të këtij rasti ka nxjerrë në pah një të vërtetë tjetër: të vërtetën e VV-së’’ ka thënë më tutje Molliqaj.

Molliqaj thotë se emri i Astrit Deharit është përdorur për luftë të brendshme e të jashtme.

‘’Emri i tij dhe vdekja e tij është përdorur për luftë të brendshme e të jashtme. Atëbotë, Kurti dhe një grup rreth tij hynë në shpirtërat e njerëzve duke përdorur dhimbjen sikur ushujzat gjakun’’ ka thënë Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka pyetur se kush po mërzitet për raportin e Institutit nga Zvicra, e po ashtu ka thënë se rasti i Astritit ka kryer punë./Insajderi.com