Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se gjithçka që ndodh në burg është përgjegjës insitucuioni i cili mbikëqyrë të burgosurin gjatë gjithë kohës. Me këtë rast, Molliqaj tha se Qendra e Paraburgimit në Prizren mban përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit.
Ai ka thënë se ish-aktivisti i Vetëvendosjes nuk ka vdekur në spital, por para se të shkonte atje.
“Astriti ka shkuar i vdekur në spital. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ai nuk merrte asnjë tabletë.Ne ende nuk kemi qasje për t’i vizituar aktivistët tanë në burg. Pra pushteti po vazhdon persekutimin e aktivistëve të VV-së. Ajo që ndodhi nuk është tragjedi por viktimë e regjimit”, ka thënë Molliqaj.
Më tej, Molliqaj u shpreh se “gjithçka është në dorën e institucionit të burgut”.
Molliqaj ka thënë se tri institucionet si: policia, shërbimi korrektues dhe prokuroria mbrëmë kanë dalur me deklarata të ndyrshme.
“Deklaratat e djeshme të ngutshme vetëm se e kanë bërë më të rëndë për të gjithë ne situatën. Sikurse me 26 shtator policia mbajti konferencë për prova flase, edhe dje pas dy orëve të vdekjes komandanti i polcisë deklaroi se vdiq nga banrant diçka e tillë vërtetohet nga autopisa. Pse kjo nguti?”, ka shtuar Molliqaj. /Insajderi.com