Molliqaj: Dialogu po na çon drejt formimit të Asociacionit

Molliqaj: Dialogu po na çon drejt formimit të Asociacionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, deklaroi se dialogu me Serbinë hapë rrugë për formimin e Asociacionit të komunave serbe ose të një autonomie të trefishtë në Kosovë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qasje autonomiste, duke shtuar se kjo po bën që dialogu të vazhdojë pa marrëveshje përfundimtare dhe pa zgjidhje të problemit mes dy shteteve.

Sa i përket paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje se reciprociteti ndaj Serbisë do të jetë çështje javësh, Molliqaj tha se është mashtrim.

“Kurti ka një zhvendosje të paktën dy fish, njëra ka të bëjë me ekonominë ku nga një qasje me barezitare dhe një ekonomie më majtas ka kaluar në një kapërcim më të madh dhe tani është në një ekonomi centriste ku kuptohet që ta shmang vetëm çështjen e korrupsionit dhe tani nuk ka as taksë progresive dhe tani nuk ka asnjë mekanizëm që lufton pa barazinë, zhvendosja e dytë ka të bëjë me raportin e shtetit ai tani ka këtë qasje që ne në PSD e quajmë autonomiste pra prej qasjes së shkëputjes përfundimtare nga Serbia tani është një qasje ku Kosova duhet të jetë autonome karshi Serbisë dhe kujtdo tjetër, dhe kjo po e qon në vazhdimin e dialogut pa marrëveshje përfundimtare dhe pa zgjidhje të problemit përfundimtar me Serbinë”, theksoi ai për EO.

I pari i PSD-së komentuar refuzimin e Kurtit për takimin e 11 majit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Nuk ka refuzim sepse ka darkë e që është edhe më keq se takimi, për mu është e pranueshme që kryeministri të ketë dialog të takojë përfaqësues të shtetit serb, por është hala më e papranueshme që të kemi darkën, pra problemet mund ti diskutojmë por darkat janë të papranueshme dhe kjo po duket më shumë sesa përfaqësim të interesave të Kosovës, ç’tensionim i mundshëm i relacionit mes Kurti dhe Vuçiqit, e para ka darkë ka takim e dyta ajo shtyrje ishte më shumë e gjestit simbolik sepse siç e dini në fillim të qershorit dialogu po vazhdon kështu që këto janë tentime sa për konsum të përkohshëm politik”, potencoi ndër të tjera ai./Insajderi.com