Molliqaj: Gabim nëse opozita ndjek Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjen e presidentit

Molliqaj: Gabim nëse opozita ndjek Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse subjektet opozitare imitojnë Vetëvendosjen, njofton Insajderi.

Ai gjatë një paraqitje në “Debat Plus” ka thënë se opozita e re nuk do të duhej të kishte frikë ta dërgojë vendin në zgjedhje duke mos marrë pjesë në votimin e presidentit.

“Më mirë një kuvend monist se sa një kuvend fiktiv. Pra më mirë të shkohet përsëri në zgjedhje dhe t’i fitojë të gjitha vendet Vetëvendosje”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, nëse ato zgjedhje nuk janë derivat i këtyre zgjedhjeve, duke aluduar të pamundësia e konkretizimit më një legjislaturë afatgjatë rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në fund ai ka thënë se e kanë ditur se në këto zgjedhje nuk mund të marrin 5% të votave për të kaluar pragun zgjedhor./Insajderi.com