Molliqaj: Haradinajn nuk e la Veseli të marr pjesë në debatin televiziv

Molliqaj: Haradinajn nuk e la Veseli të marr pjesë në debatin televiziv

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vendosur që të mos e lejojë Ramush Haradinajn të marrë pjesë në një debat me kandidatët për kryeministër.

“Mospjesëmarrja e Ramush Haradinajt në debat, është vendim i Kadri Veselit dhe ekipës së fushatës së PDK-së, të cilët janë të bindur që ky debat do ta dëmtonte koalicionin. Pra koalicioni PDK-AAK e di që kandidati i tyre është intelektualisht shumë i dobët për përballje televizive”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Si mund të jetë kandidat i përshtatshëm për kryeministër, një kandidat i papërgatitur për ballafaqime televizive?! Çdo ditë po dëgjojmë për dorëzimin e koalicioneve të pazareve. Pra, çdo ditë po afrohet ngadhnjimi i Vetëvendosjes,” ka shtuar ai.