Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj i ka reaguar Albin Kurtit, duke e akuzuar për transformim radikal për shkak të interesave politike.
Përmes faqes së tij zyrtare në Fcebook, Dardaan Molliqaj i ka reaguar kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurtit. E fton që të tregojë për krimet e UÇK-së nëse ka informacione, njofton Insajderi.
Molliqaj ka qenë kritik ndaj Kurtit edhe për ndryshimin e qëndrimeve për interesa të ngushta politike.
“Albin, tashmë e kemi kuptuar që nuk sheh asgjë tjetër përtej interesit tënd politik. Dikur thoshe se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së. Për ta realizuar këtë interes, sot je në anën e atyre që akuzojnë UÇK-në. Në anën e atyre që e shohin me përçmim luftën për liri. Je vendosur në anën e atyre që luftën e UÇK-së e shohin si një shpërthim agresiv e të dëmshëm të disa katundarëve”.
Molliqaj më pas e ka ftuar Kurtin që të shkojë të dëshmojë së bashku me koleget e tij nga partia, meqë edhe ata dinë shumë sipas fjalëve që kanë thënë në publik.
“Shko Albin thuaj të gjitha, sepse edhe ashtu, me qëndrimet e tua, e ke vendosur veten në anën e atyre që duhet të ftohen si dëshmitarë. Merri me vete edhe kolegët e tjerë të partisë: Shkelzenin, Fatmiren, Liburnin, Hakiun etj. sepse në bazë të qëndrimeve të tyre, edhe ata duket se dinë shumë”./Insajderi.com