Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollit

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollit

Sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sonte tregoj detaje mbi qëndrimin në jaht në Budvë të Maqedonisë e ku tregoi se u ftua  nga drejtori i birrarisë Peja dhe më pas aty ka ardhur edhe shefi i korporatës Devolli, Blerim Devolli.

Molliqaj ka folur në emisionin “Click” në TV 21, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe me qëndrimin e Ahmetit në jaht me kompaninë e përfolur për afërsi me partitë politike në pushtet.

Molliqaj ka thënë se Devollët kanë zhvatur Kosovën dhe këtë ia kanë mundësuar partitë në pushtet, PDK dhe LDK, por këtë gjë sipas tij nuk do të mund ta bëjnë me Vetëvendosjen.

“Sa i përket VV-së ata nuk kanë shans me kap VV-në e as Ahmetin. Nuk bëhet fjalë”, ka thënë Molliqaj.

Madje Molliqaj ka dalë vullnetar që të bartë vet ai pasojat nëse kjo gjë ndodhë atëherë ai do të jap dorëheqje nga Vetëvendosje.

“Garantoj qind për qind se japë dorëheqje nëse në një moment  del çfarëdo lidhje e VV-së me Devollët”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka lënë të nënkuptohet se Vetëvendosje nuk do ta thirr në përgjegjësi Ahmetin ashtu sikurse ka deklaruar para disa dite, shefi i grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca./Insajderi.com

Ahmeti: Jam i gatshëm të jap përgjegjësi para VV-së për jahtin