
Ka dy muaj që Dardan Molliqaj nuk e ka asnjë të hyrë, njofton Insajderi.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, deklaroi të premten se në dy muajt e fundit nuk ka asnjë të hyrë financiare.
Ai në emisionin “Pa maskë”, tha se mbijeton me kursimet e tij.
“Ka dy muaj që jam pa të hyra, sepse deri në shtator kam pasur pagën e deputetit që merret edhe 1 vit pas mandatit”, tha ai.
Molliqaj theksoi se nuk shpenzon shumë dhe se jeton mirë. /Insajderi.com