Molliqaj: Kurti mashtroi qytetarët e Kosovës

Molliqaj: Kurti mashtroi qytetarët e Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, i mashtroi qytetarët e Kosoves, transmeton Insajderi.

Sipas tij, Kurti mashtroi sepse thotë se qytetrët janë të varfër sepse janë të vjedhur, kurse e vërteta sipas tij qëndron ndryshe.

Molliqaj shton se partitë populiste si VV po fitojnë në shumë vende me mbi 50% të votave.

“Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët, sepse u tha që janë të varfër sepse janë të vjedhur. Qytetarët në të vërtetë janë të varfër për shkak të pabarazisë në Kosovë. Partitë populiste si Vetëvendsoje po fitojnë shumë dhe asnjë nuk është nën 50%, shikoni Erdoganin“, deklaroi Molliqaj në TopChannel. /Insajderi.com