Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai deklaroi se Kurti përmes Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme “po dëshiron të heqë dorë nga reformimi i drejtësisë duke e kapur atë”.
Molliqaj tha se pjesë e këtij ligji është një agjenci që ka të saktësuara “gjëra të frikshme”.
Sipas tij, shefi i qeverisë dëshiron të krijojë agjenci të spiunazhit.
“Kurti po dëshiron të krijojë agjenci të spiunazhit. Po krijohet një agjenci në kuadër të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë e cila në bazë të ligjit ka të drejtë ta merr në pyetje çdo qytetar të Kosovës shembull çfarë veture vozitë, çfarë pije konsumon, ku udhëton, e gjëra të tjera që janë të frikshme për qytetarin e Kosovës”, tha Molliqaj në RTV Dukagjini./Insajderi.com