Molliqaj: LIMAK s’na qet në dritë

Molliqaj: LIMAK s’na qet në dritë

Në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike gjatë ditës së sotshme në disa lagje të Prishtinës, ka reaguar edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, njofton Insajderi.

Ai problemin e mungesës së shërbimeve me energji elektrike për qytetarët, e sheh te qasja e egër e privatizuesit, e në këtë rast akuzon kompaninë LIMAK dhe qeveritë e Kosovës.

Molliqaj ka thënë se “LIMAK s’na qet në dritë”.

Në profilin e tij në Facebook, kreu i PSD-së ka shkruar se “privatizuesi i KEDS po sillet sikur me ble minimarket që e mbyllë kur t’don, e nuk i jep llogari kujt. Institucionet pa sy e vesh”.

Tutje, Molliqaj ka kritikuar edhe qeveritë e Kosovës, sipas të cilit Kompaninë LIMAK e kanë trajtuar në mënyrë të veçantë, meqë e njëjta kompani ka koncesione edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Për përkujdesje të veçantë ndaj Kompanisë LIMAK, Molliqaj në veçanti e ka kritikuar ish ministrinë e Ekonomisë dhe transferve, Besnik Bislimin, të cilin e ka akuzuar se në emër të pandemisë i mundësoi shtyrje në vlerë prej 10 milionësh, bashkë me tërheqjen e 5 milionëve kesh që ishin depozitë në BQK si garanci për kontratën.

Në fund Molliqaj ka thënë se “Kompania “Limak”, falë privatizimit të distribucionit të energjisë dhe koncesionimit të aeroportit është prej kompanive më fitimprurëse në vend. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo është edhe kompani fort e privilegjuar prej shtetit”./Insajderi.com