Molliqaj: Mbi 1000 nënshkrime në ditën e parë të peticionit

Molliqaj: Mbi 1000 nënshkrime në ditën e parë të peticionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se janë mbledhur një mijë nënshkrime për peticionin sa i përket faljes së gjobave për qytetarët që janë dënuar për mosrespektim të masave anti-COVID, njofton Insajderi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë këtë peticion.

“Mbi 1000 nënshkrime në ditën e parë të peticionit! Qytetarët me vullnet dhe dëshirë po i bashkangjiten nismës tonë ligjore për të falur gjobat e pandemisë COVID-19”, ka shkruar Molliqaj.

“Ditëve në vijim do të jemi sërish në Prishtinë, e së shpejti në çdo Komunë të Kosovës. Eja dhe nënshkruaje!”, theksoi më tej ai. /Insajderi.com