Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, është e dobishme për këtë parti, por jo edhe e rëndësishme, transmeton Insajderi.
Sipas Molliqajt, asnjë nga kandidatët për deputet në VV nuk është i rëndësishëm, përveç Kurtit, madje as Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu, të cilët në zgjedhjet e kaluara ishin ndër më të votuarit e kësaj partie.
“Nuk ka njerëz të rëndësishëm në VV, është një i rëndësishëm, të tjerët janë dobishëm. Edhe Vjosa Osmani është e dobishme, jo e rëndësishme”.
Nuk po them që Kurti s’e do Osmanin, por është e dobishme”, tha ai në T7./Insajderi.com