Molliqaj: Partitë e vjetra kanë vdekur si koncepte

Molliqaj: Partitë e vjetra kanë vdekur si koncepte

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në fillim të vitit 2021.

Lidhur ma parashikimet se cila parti do të fitojë dhe pse, Molliqaj në Pressing, ka thënë se partitë e vjetra kanë humbur një herë, në vitin 2017, kohë kur edhe kanë vdekur si koncepte politike, njofton Insajderi.

Sipas Molliqajt, arsyet pse  partitë e vjetra si LDK, PDK, dhe AAK, janë në rënie të vazhdueshme, nuk duhet kërkuar te shkalla e korrupsionit por të përfundimi i tyre si botëkuptime ideologjike.

Si argument për këtë qëndrim, Molliqaj ka thënë se që korrupsioni nuk është shkaktar i humbjes se kastës së të vjetërve, tregon fakti qe PDK-ja në vitin 2014 i pati fituar zgjedhjet edhe përkundër faktit që paraprakisht e ka pasur publike ‘Aferën Pronto’ dhe e konsumuar nga dy mandate, por në fund i ka fituar zgjedhjet.

Tutje Molliqaj ka thënë se këtë vdekje konceptuale të parive të vjetra e ka shfrytëzuar më së miri Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka arritur t’a shfrytëzojë mirë boshllëqet e krijuara, por me model të gabuar.

“Lëvizja Vetëvendosje në qeverisje do të tregohet se nuk është ndryshimi që qytetarët e presin”, ka përfunduar Molliqaj./Insajderi.com