“Dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cenimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse”.
Kështu ka thënë kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi u lirua nga paraburgimi njëzetekatër orësh.
Molliqaj, duke i prirë PSD-së, u drejtua për një aksion simbolik, duke shkruar “zhvatës” në veturat zyrtare.
Kjo pasi është vendosur për tiketën 5 euro, për secilën veturë që regjistrohet.
Sipas Molliqaj, ky vendim i Qeverisë është ‘zhvendosje ideologjike e Kurtit”. Thotë se diçka e tillë nuk e çuditë.
“Vendimet e tilla dërgojnë drejt monopoleve, ku shërbimet janë efikase, por edhe të papërballueshme për qytetarin, dhe tutje kjo logjikë përpinë çdo mundësi për drejtësi e barazi”, ka shkruar Molliqaj.
Molliqaj e cilësoi përsëri Qeverinë Kurti si “pushtet autoritar”, sipas tij këtij pushteti “i interesojnë numrat e jo barazia”. /Insajderi.com