Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka thënë se “për kryeministrin, Albin Kurtin ka shumë kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje e problemeve”, shkruan Insajderi.
Molliqaj këto reagime i bëri pas deklaratës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai në Facebook ka deklaruar se deklarata e sotme dëshmon se çështja e Reciprocitetit kur ra Qeveria Kurti 1 ishte një farsë elektorale.
“Historia jonë politike i njeh dy rryma kryesore përballe Serbisë: ata që ishin për vetëvendosje deri në shkëputjen përfundimtare; dhe qasjen autonomiste, qasje që i frikësohet shkëputjes së lidhjeve me Serbinë”, ka shkruar i pari i PSD-së./Insajderi.com