Molliqaj për luftën e fundit në Kosovë: Nuk ka luftë të pastër, por ka luftë të drejtë

Molliqaj për luftën e fundit në Kosovë: Nuk ka luftë të pastër, por ka luftë të drejtë

Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka folur rreth akuzave të fundit dhe gjykimit që po i’u bëhet ish ushtarëve të UÇK-së nga Prokuroria Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Ai duke komentuar akuzat e Speciales, ka kundërshtuar cilësimin e penalistëve ne studio të Kanal 10, të cilët e kanë quajtur luftën e UÇK-së si ‘luftë të pastër’, duke thënë se “nuk ka luftë të pastër por ka luftë  të drejtë”.

“Lufta si fenomen me vetë ,nuk është e pastër, çdo herë ka vrasje dhe thyhen konventat e luftës”.

“UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, dhe kjo është e vërteta” është shprehur tutje Molliqaj.

Në fund Molliqaj ka thënë se UÇK-ja ka është vlera dhe aksionari kryesor i çlirimit të Kosovës, por edhe aty ka pasur vrasje ndaj njerëzve të pafajshëm./Insajderi.com