Molliqaj: po gjykohet UÇK-ja dhe do të dënohen në fund – ky është misioni i Speciales

Molliqaj: po gjykohet UÇK-ja dhe do të dënohen në fund – ky është misioni i Speciales

Kreu i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit të Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Ai ka thënë  në një Intervistë për Reporter-in se “Gjykata Speciale është krijuar për ta dënuar UÇK-në, për ta dënuar përpjekjen tonë për liri, dhe në fund për ta kriminalizuar luftën tonë të drejtë, ky është misioni i kësaj gjykate”.

Molliqaj më pas ka thënë se arrestim i Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, është parë me shqetësim nga ana e PSD-së.

Tutje ai ka shtuar se “gjykimi i tyre, si anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇ-së, është gjykim ndaj UÇK-së si drejtues të luftës, e jo ndaj individëve, ata nuk po gjykohen për veprime individuale”.

“Pas 20 viteve po gjykohet përpjekja për liri, duke u gjykuar zingjiri komandues i UÇK-së”.

Në fund ai ka thënë se “arrestimi i figurave të UCK-së, është edhe antikushtetues, mënyra e arrestimit është degraduese ndaj tyre”./Insajderi.com