Molliqaj pretendon se VV ia mori “zemrën” PDK-së

Molliqaj pretendon se VV ia mori “zemrën” PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook, ka thënë se VV me fitoren në Prizren ia mori zemrën PDK-së.

“Kadri Veselit mesazhin ia dërguam qysh në fushatën e qershorit. ‘Zemrën’ e PDK-së ia rikthyem qytetarëve”, ka shkruar Molliqaj.

Ai po ashtu ka bashkangjitur një fotografi së bashku me një mbishkrim.

“Nga Zhuri i dërguam mesazh Kadri Veselit: ashtu qysh e morën qytetarët Prishtinën -“zemrën” e LDK-së, ashtu do t’ia marrin “zemrën” e PDK-së Prizrenit. Sepse kësaj radhe prizrenasit do të votojnë me zenër”, ishte mesazhi i Molliqajt në fillim të muajit./Insajderi.com

Kadri Veselit mesazhin ia dërguam qysh në fushatën e qershorit. ”Zemrën” e PDK-së ia rikthyem qytetarëve ?

Posted by Dardan Molliqaj on Sunday, 19 November 2017