Molliqaj reagon sërish rreth incidentit me Abazin – thotë se ka marrë përkrahjen e qytetarëve

Molliqaj reagon sërish rreth incidentit me Abazin – thotë se ka marrë përkrahjen e qytetarëve

Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate ka reaguar sërish rreth incidentit që ndodhi mbrëmë me Haki Abazin e Vetëvendosjes, ku ky I fundit tha se është sulmuar nga Molliqaj.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se që mbrëmë ka marrë mbështetje nga shumë njerëz.

Ai ka thënë se i vie keq që këto “prurjet” e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate.

Sipas tij anëtarët e Vetëvendosjes se kanë fituar asnjë debat të vetëm. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim është shprehur ai.

Kandidati për deputet nga PSD ka thënë se mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave, teksa ka ftuar të ndjekim një përmbledhje të debatit të mbrëmshëm në Pressing, ku sipas tij ai ka dal triumfues.

“Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falënderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot”, ka shkruar mes tjerash Molliqaj, shkruan Insajderi.

Ju ftoj ta ndiqni këtë përmbledhje të debatit të mbrëmshëm dhe ta shpërndani!

Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot.Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto "prurjet" e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim.Ju ftoj ta ndiqni këtë përmbledhje të debatit të mbrëmshëm dhe ta shpërndani!

Gepostet von Dardan Molliqaj am Donnerstag, 12. September 2019

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar sot Haki Abazi, Dardan Molliqaj e Rexhep Hoti. Shkak i intervisitmit të tyre është ajo çka ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit Pressing në T7. Ku Abazi deklaroi se Dardan Molliqaj nga PSD së bashku me shoqëruesin e tij e ka sulmuar fizikisht atë./Insajderi.com