
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, javën e kaluar kishte paralajmëruar se faktet që Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, do t’i prezantojë gjatë seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtën gjë e përmendi edhe mbrëmë, në një emision në T7 ku sërish premtoi që do të shpalos fakte se ish-bashkëpartiaku ishte pjesë e SHIK-ut.
Lidhur me deklaratat e Molliqajt se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, ky i fundit e ka paditur për shpifje.
Ndërkohë, krerët e SHIK-ut nuk kanë pranuar të flasin lidhur me temën në fjalë. Kadri Veseli duke mos dhënë përgjigje konkrete, pati thënë se, edhe nëse ka qenë, ajo ka qenë punë patriotike.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, sot mbahet me pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.