Molliqaj thotë se PSD-ja është gati që ta rrëzojë qeverinë

Molliqaj thotë se PSD-ja është gati që ta rrëzojë qeverinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se PSD e ka strategjinë se si te rrëzohet qeveria. Ai ka thënë se me këtë strategji vendi do të shkojë në zgjedhje për 6 muaj.

“Ne e kemi strategjinë dhe formulën për ta çuar vendin në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm që të ulemi me partitë në opozitë dhe tu tregojmë se si duhet të rrezohet qeveria. Ne mund të ulemi me LDK’në, Vetëvendosjen dhe me cilën parti që shprehet e gatshme”.

Mollqiaj nuk ka pranuar të jap detaje për këtë strategji, por vetëm ka thënë se është i sigurt se qeveria do të bije me strategjinë dhe formulën e PSD-së.

“Ne i kemi filluar edhe disa takime me eksponentët e disa partive”.

Molliqaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka thënë se janë të gatshëm të hynë ne koalicion edhe me VV dhe LDK.

“Ne nuk jemi kundër koalicionit me LDK dhe Vetëvendosjen. Jemi të gatshëm që të bëjmë koalicion”.