Molliqaj tregon si ia doli të bëhet kryetar i PSD-së

Molliqaj tregon si ia doli të bëhet kryetar i PSD-së

Kryetari i ri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka treguar se çka çoi në zgjedhjet e reja në PSD dhe si ia doli ai të bëhej kryetar.

“Besoj që jo shumë më herët se 10 ditë para Kuvendit, ajo që ishte e qartë ishte që e kishim bindjen e thellë për rrugën që duhet të ndjekë Partia Socialdemokrate, profilizimin dhe politikat”, ka thënë ai në KTV.

“Në konsultim me të gjithë bashku, kemi vendosur që unë të jem kandidat për kryetar”, ka treguar Molliqaj.

“Kam insistuar që votimi të jetë i fshehtë. Janë propozuar disa kundërkandidatë të cilët nuk e kanë pranuar kandidaturën për arsye të ndryshme dhe pastaj në garë kam qenë i vetëm”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka zëvendësuar Shpend Ahmetin në krye të partisë.