Molliqaj uron kryesinë e re të PSD-së – Tregon se biseduan edhe për profilizimin e ri të partisë

Molliqaj uron kryesinë e re të PSD-së – Tregon se biseduan edhe për profilizimin e ri të partisë

Javën e kaluar Dardan Molliqaj, u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, ndërsa sot Këshilli Drejtues i kësaj partie mbajti mbledhjen e parë ku u zgjodh kryesia e re e PSD-së.

Pas emërimit të dy nënkryetarëve që janë Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni, i pari i PSD-së, Molliqaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo mbledhje mbi të gjitha u përshkua nga diskutimi për projektin e ri politik të PSD-së dhe profilizimin e ri të partisë, si parti e majtë progresive dhe anti-populliste, shkruan Insajderi.

“Gjatë muajit janar do të përmbyllet edhe faza e profilizimin të partisë. Bashkë me kryesinë e re kemi përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret do të përballet me valën e re të popullizmit që po e prekë edhe Kosovën”, ka shkruar Molliqaj, duke iu uruar të gjithë atyre që u zgjodhën sot në pozitat drejtuese të PArtisë Socialdemokrate./ Insajderi.com