Molliqaj: Vjosa Osmani me përpikëri po i zbaton urdhërat e Albin Kurtit

Molliqaj: Vjosa Osmani me përpikëri po i zbaton urdhërat e Albin Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se “Vjosa Osmani po kryen me përpikëri po i zbaton urdhërat e Albin Kurtit”.

Deklarata e Molliqajt erdhi pasi Presidentja e Kosovës, të hënën e shkarkoi nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

“Shkarkimi i tillë është politik. Qëllimi i tij është kapja e institucionit që organizon zgjedhjet rrjedhimisht cënimi i demokracisë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ai këtë shkarkim e lidhi me “modelin populist” – një mënyrë sesi Molliqaj i drejtohet Qeverisë Kurti.

“Modeli i ndjekur sot është modeli tipik popullist që është zbatuar thuajse njësoj, kudo ku popullizmi ka fituar ndaj demokracisë”. /Insajderi.com