Molliqaj: VV vendosi simbolika në listën zgjedhore për t’i braktisur kauzat

Molliqaj: VV vendosi simbolika në listën zgjedhore për t’i braktisur kauzat

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Ai ka përmendur emrat të cilët VV i ka kandiduar në këto zgjedhje.

Sipas tij, VV ka emëruar simbolika për t’i braktisur “kauzat”.

“Emrat në listën e VV janë mungesë, në fakt janë kompensim i përkohshëm për braktisje të kauzave. Emrat aty janë duart e lira për Albinin në pushtet”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Insajderi.com