Momente paniku- Aeroplani mbushet me tym, udhëtarët bërtasin e qajnë gjatë fluturimit

Momente paniku- Aeroplani mbushet me tym, udhëtarët bërtasin e qajnë gjatë fluturimit

Momente paniku kanë kaluar udhëtarët e një avioni të linjës Rynair” në Bukuresht të Rumanisë. Sapo avioni  “Boeing 737-800” u ngrit nga kryeqyteti i Rumanisë për në Londër, brenda u mbush me tym të bardhë. Udhëtarët filluan të qajnë dhe bërtasin.

Në videon e mëposhtme shfaqet një grua e cila është në panik dhe një burrë tjetër i cili përpiqet të kapë maskën e oksigjenit.  Por fatmirësisht ngjarja përundoi me kaq, pasi piloti shpalli një emergjencë dhe u kthye në aeroportin e Otopeni-t.

Për këtë ngjarje  “Ryanair”-it, njoftoi se tymi mund të jetë shkaktuar nga sistemi i ajrit të kondicionuar.