fbpx

Momenti i sikletshëm mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në Prishtinë

Momenti i sikletshëm mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në Prishtinë

Disa ditë pasi u përballën në distancë me njëri-tjetrin, dy liderët shtetërorë shqiptarë: kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta e kanë takuar njëri-tjetrin në Prishtinë të mërkurën.

Rama dhe Meta janë takuar me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës në Prishtinë, në një manifestim ku do të marrin pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright.

Në momentin kur Rama shkoi ta përshëndeste Metën, presidenti shqiptar e kaloi me buzëqeshje këtë moment, raporton Insajderi.

Tri ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama lëshoi një kërcënim të hapur ndaj presidentit Ilir Meta duke aluduar vendimin për shkarkimin e tij nga posti, pas vendimit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

“Dje papritur për shumëkënd, por sipas parashikimeve tona u shfaq shpëtimtari atyre që kishin mbetur në rrugë, presidenti duke paralajmëruar një akt që është ligjërim dhe moralisht është turp. Por nga froni i shpëtimtarit të opozitës nuk keni arë gjë akoma. Dje Ilir Meta shkroi fatin e tij; e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë”, tha Rama.

Ndërkaq, në një konferencë për media të martën, Meta tha se nuk ka frikë nga Rama. /Insajderi.com