Momenti kur deputeti Noka i hedh Ramës miell në fytyrë

Momenti kur deputeti Noka i hedh Ramës miell në fytyrë

Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë Kryeministri Edi Rama.

Deputeti Flamur Noka hodhi në drejtim të Kryeministrit Rama një sasi mielli. Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Pas këtij veprimi, kryetari i Kuvendit përjashtoi nga seanca Flamur Nokën dhe ka ndërprerë punimet për ditën e sotme.