Momenti kur i riu shqiptar e shpëton një të lënduar në plazhin e Velipojës

Momenti kur i riu shqiptar e shpëton një të lënduar në plazhin e Velipojës

Mot me reshje shiu ka përfshirë gjatë ditës së sotme disa pjesë të Shqipërisë, shkruan Insajderi.

Shiu ishte më i theksuar në pjesën veriore aty ku një pjesë e madhe e njerëzve gjenden për pushime.

Stuhi, valë të mëdha të detit e dallgë, kanë shqetësuar pushuesit që gjendeshin aty.

I prekur ka qenë edhe bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë. E një i ri sot ka arritur të shpëtojë, kjo falë një shqiptari, i cili ka nxjerrë atë nga uji duke ia shpëtuar jetën.

Imazhe nga ky moment po qarkullojnë në rrjete sociale, teksa ky i ri shqiptar sapo mori epitetin hero.