Isa Mustafa me Lutfi Hazirin, Vjosa Osmani ndaras nga ta - momenti kur mbërrijnë në Kuvend zyrtarët e LDK-së
Lideri i LDK Isa Mustafa, para takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, tha se po shkojnë për marrëveshje, siç tha ai “jemi të vullnetshëm ta arrijmë marrëveshjen”.
Mustafa mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Ndërkaq, veçmas nga ta, disa minuta më vonë, mbërriti edhe Vjosa Osmani.
Takimi ka nisur rreth 15 minuta para orës 16:00. /Insajderi.com