Shumë qytetarë, veteranë e bashkëpartiakë, dolën sot në aeroportin “Adem Jashari” n" />

Momenti kur me të mbërritur nga Haga, Veseli ndalon dhe e puth flamurin kuq e zi

Momenti kur me të mbërritur nga Haga, Veseli ndalon dhe e puth flamurin kuq e zi

Shumë qytetarë, veteranë e bashkëpartiakë, dolën sot në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për ta pritur kryetarin e PDK-së dhe ish- drejtuesin e UÇK-së, Kadri Veselin, që u kthye sot nga Haga.

Me të mbërritur, Veseli bëri një gjest mjaftë domethënës, ai para se ta përshëndeste turmën që dolën për të, ndaloi tek flamuri kombëtar, të cilën e mbante një ish-ushtar i UÇK-së. Ai e shikoi atë, dhe më pas e puthi.

Video: 

“Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar për jetë. Faliminderit të gjithëve”, ishin fjalët e para të Veselit, pas intervistimit të djeshëm nga dhomat e specializuara në Hagë

Kadri Veseli kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja (Drejtpërdrejt)

Kadri Veseli kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Insajderi am Mittwoch, 11. Dezember 2019