Momenti i dhimbshëm kur moderatorja e RTK-së jep lajmin për vdekjen e koleges

Momenti i dhimbshëm kur moderatorja e RTK-së jep lajmin për vdekjen e koleges

Gjatë ditës së sotme, në moshën 33 vjeçare ka vdekur gazetarja e e RTK-së, Ardita Sylejmani.

Mësohet se  gazetarja Sylejmani, ka vdekur në kryeqytetin hungarez, Budapest dhe se vdekja ka ndodhur gjatë procesit të lindjes.

Për vdekjen e Arditës ka reaguar edhe  komuniteti i gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.

Po pa dyshimin se lajmin më së rëndi e kanë pranuar ata që për vite kanë punuar drejtpërdsëdrejti me Arditën.

Moderatorja e RTK-së, Edona Musa nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së saj.